Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLëvizja Besa kërcënon me protesta nëse nuk rivotohet në Çair

Lëvizja Besa kërcënon me protesta nëse nuk rivotohet në Çair

Lëvizja Besa sot ka kërcënuar se nëse Gjykata administrative nuk pranon ankesat e saj për parrëgullësit të evidentuara gjatë votimit në balotazh për kryetar komune në Çair të Shkupit, nuk do të ngurojnë që padrejtësinë ta kundërshtojnë.
Besa njëherë do ju japë shansin institucioneve të korigjojnë padrejtësitë të evidentuara gjatë votimit në balotazh në Çair dhe nëse kjo nuk funksionon do të përdorë të gjitha metodat demokratike, duke mos përjashtuar as mundësinë e organizimit të protestave.

“Në këto rrethana ne do ta kërkojmë drejtësinë në të gjitha instancat dhe me të gjitha metodat demokratike, pa përjashtuar as mundësinë që drejtësinë ta kërkojmë edhe në sheshet e Shkupit”, thotë zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Faton Fazliu, për Almakos.

Nga Aleanca për Shqiptarët, dje kanë dërguar ankesat në Gjykatën administrative prej ku presin përgjigje positive.

“Dje kemi dërguar ankesat tona në gjykatën administrative, presim përgjigje pozitive dhe të pranohen, përderisa nuk kemi përgjigje nuk mund të japim qëndrim pasi që nuk e dimë verdiktin e gjykatës administrative. Shpresojmë kjo Gjykatë të tregoj profesionalizëm dhe pa anshmëri”, thotë zëdhënësi Flakron Bexheti, nga Aleanca Shqiptare, për Almakos.

Përndryshe, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ditëve të fundit hodhi poshtë të gjitha ankesat e parashtruara nga Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, për raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve lokale.

Siç deklaroi për mediat në vend zëdhënësja e KSHZ-së Lupka Guguçevska, nga ankesat e parashtruara nga BESA, janë refuzuar 88, ndërsa një ankesë është tërhequr nga partia. Me kërkesë të Lëvizjes BESA, 84 ankesa janë shqyrtuar si një sepse kanë pohime të njëjta dhe kanë të bëjnë me Komunën e Çairit.

Anëtarët e KSHZ-së, gjithashtu, i kanë hedhur poshtë edhe gjashtë ankesat, nga gjithsej 13 të parashtruarat nga Aleanca për Shqiptarët, për votimin në Strugë.

KSHZ pas pranimit të ankesave është e obliguar në afat prej 48 orëve të marrë vendim rreth tyre. Kundër vendimit të KSHZ-së, parashtruesi i listës mund të parashtrojë padi deri te Gjykata Administrative në afat prej 24 orëve pas pranimit të vendimit.

Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë, ndërkaq, pas ankesës është e obliguar të marrë vendim në afat prej 48 orëve pas pranimit të saj. Vendimet e Gjykatës Administrative janë përfundimtare.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!