Lëvizja Arbëria përkrah kandidaturën e pavarur të Mendi Qyra në Strugë

0
60

Sot, në Strugë, Lëvizja Arbëria shprehu përkrahjen e saj për kandidaturën e pavarur të z. Mendi Qyra, duke e cilësuar atë si një hap të qëlluar dhe të mirëpritur, jo vetëm nga qytetarët struganë, por edhe nga opinioni më i gjerë. Kandidatura e z. Mendi Qyra vendos një standard të ri në marrjen e përgjegjësive para qytetarëve. Deri më sot, shpesh janë paraqitur kandidatura të ndërtuara mbi inate, rivalitete apo interesa të ngushta personale. Ndryshe nga këto, kandidatura e z. Qyra simbolizon bashkimin e qytetarëve të Strugës për komunën e tyre, depolitizimin e institucioneve dhe zhbërjen e mentalitetit korruptiv.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5