Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinion“Letër nga Gostivari i shkatërruar nga pushteti qendror”

“Letër nga Gostivari i shkatërruar nga pushteti qendror”

Albion Iseni

Po u’a nis këtë mesazh nga Gostivari i shkatërruar dhe i lënë anash nga Pushteti Qendror. A më thoni ju të nderuar, kush është fytyra e mendjes? Padyshim që arsimi! I nderuar Ministër i Arsimit dhe Shkencës në RMV, i nderuari Kryeministër (i zgjedhur edhe nga votat puro Shqiptare në Gostivar) a më jepni një përgjigje të vetme se çka ndodh me Arsimin në Gostivar?!

Për 18 muaj janë ndërruar 6 herë drejtorët nëpër shkolla fillore dhe të mesme në Gostivar. Po më thoni çfarë është kjo tallje me Gostivarin? Jam nxënës i Gjimnazit të Gostivarit, në këtë institucion që vetëm Shkollë nuk mund të quhet! A jeni në dijeni se çfarë tmerri përjetojmë ne si nxënës por edhe mësimdhënësit? Edhe sa doni të shkatërroni arsimin? Edhe sa dëshironi të talleni me inteligjencën e qytetarëve të Gostivarit, edhe sa? Qytetarët e Gostivarit kanë treguar vlerat e veta në sferën e Arsimit.

Duke filluar nga Nobelisti Shqiptarë dhe Gostivaras Dr. Ferid Murad, dhe pas tij me qindra intelektual dhe arsimdashës në Gostivarin tonë! Thoni drejtë se për inatet e juaja politike jeni duke u tallur me mijëra nxënës të Gostivarit, jeni duke u tallur me nivelin e inteligjencës së qytetarëve të Gostivarit.

E vetmja shpresë për ne si nxënës mbetet Gjermania, ashtu si shumë shokë të mi, ashtu do të shkojë edhe unë! Ndoshta juve nuk ju hyn në punë se ku do jetojë unë apo shokët e mi, por mos harroni se Zoti është i madh dhe kjo do të ju kthehet te fëmijët e juaj! E atëherë do të jeni në dijeni se çka përjetojmë ne! I’u bëj thirrje i nderuar Kryeministër Zoran Zaev, eja në Gostivar, eja dhe shiko se si e ka shkatërruar arsimin ministri i juaj!

Po ju bëj lutje si nxënës që kërkon të ardhme këtu, lërini inatet politike anash, së paku në Arsim, ktheni kompetencat në Komunën e Gostivarit, sepse atë udhëheqësi të Komunës e votuan vetë qytetarët e Gostivarit, dhe ajo udhëheqësi duhet të vendos për emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve nëpër shkollat tona! Nuk mundet të dini më mirë hallin e nxënësve ju Kryeministër nga Strumica dhe ai Ministër nga Lipkova se sa vet Gostivarasit.

Nëse nuk na ndihmoni, të paktën mos na shkatërroni.

Mbetshi me të mira!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!