Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionLebit Murtishi: Struga nuk duhet të heshtë për vëllavrasjet dhe gjakderdhjet

Lebit Murtishi: Struga nuk duhet të heshtë për vëllavrasjet dhe gjakderdhjet

Nga Lebit Murtishi

Mallkima bie mbi të gjithë!

Struga e bukur e poezisë, e festivaleve dhe e kulturës, e arsimimit
dhe rezistencës, ka kohë që ka humbur fytyrën e vetë, ka kohë që
është shëndrruar në poligon prej gjakderdhjesh dhe vëllavrasjesh
ndërshqiptare, teksa shpirti i saj poetik i vrarë dhe i zvetënuar, ka
kohë që hesht e ulërin nën heshtjen e pakuptueshme të të gjitha shtresave
shoqërore: intelektuale, politike, fetare etj, etj, përpara kësaj murtaje që
po përlan bijt e saj sipas skenarëve të errësirës.
Më shumë se alarmante, po e them me përgjësi, është heshtja e të
lartëpërmendurve, teksa valët e vëllavrasjeve, që u dihet filli dhe
shkaku, por pak u dihet fundi e pasojat, dashur e pa dashur, bëhet
pjesë e këtyre skenarëve dhe duhet të mbajë përgjegjësi. Është
shumë e dhimbshme koha që shkruaj, por më e dhimbshme dhe më
e rrezikshme është heshtja dhe sehirmbjajtja, përpara dallga e
thashethënieve – të nxitura sigurisht nga qendra të caktuara antishqiptare
që synojnë thellimin e këtij hendeku në pikat që kanë shenjuar.
Struga nuk duhet të heshtë!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!