Friday, June 6, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni“Le të na mbajnë që të mos na qajnë”, infermieret e Spitalit...

“Le të na mbajnë që të mos na qajnë”, infermieret e Spitalit të Tetovës vazhdojnë protestën

*Nën monton “Le të na mbajnë që të mos na qajnë” infermieret e spitalit klinik të Tetovës e vazhduan protestën. Ato kërkojnë të zgjidhet statusi i tyre dhe thonë se nëse çështja nuk zgjidhet do ta bojkotojnë punën. Shtojnë se do të dalin edhe para ministrisë për të kërkuar zgjidhje.

“Fjala e fundit për protestën ishte – Le të na mbajnë që mos na qajnë.”

“Përgjigje nuk kemi akoma, presim, prandaj përsëri kemi dalë në protesta. Presim ndonjë të re, por sa e shohim nuk ka asnjë gjë të re. Vendin e punës ne nuk e lëmë por në protesta do të dalim të paktën deri sa të kemi një përgjigje ta dimë se nga do të shkojmë. Besoj se do të ndërmarrim diçka. Më tej mendojmë të bojkotojmë dhe të kalojmë në ministri të shëndetësisë deri sa të shohim ndonjë zgjidhje nga ana e drejtorit apo ministrit. A ka kërcënime? Besoj se po, dita e sotme e vërteton. Kush ju kërcënon? Po ajo dihet prej nga vjen”, tha njëra nga infermieret.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments