LAMM: Për shkak të mjegullave është ulur dukshmëria në disa rrugë të RMV-së

0
27
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

LAMM njofton se për shkak të paraqitjes së mjegullës ka ulje të dukshmërisë në disa rrugë të vendit.

Ulje të dukshmërisë ka në rrugë:

Prilep – Pletvar 50 – 100 metra

Shkup – Kumanovë 50 – 100 metra

Shkup – Veles 50 – 100 metra

Negotinë – Demir Kapi 50 – 100 metra

Veles – Katllanovë 50 – 100 metra

Koçan – Shtip 50 – 100 metra

Tetovë – Grupçin 50 metra

Nga atje theksojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar.

Në vendkalimin kufitar Tabanocë për dalje nga vendi pritet rreth 1 orë, ndërsa për të hyrë në vend rreth 40 minuta.