Monday, May 12, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiLAMM: Keni kujdes nga gropat në rrugën Frëngovë-Strugë, kaq duhet të jetë...

LAMM: Keni kujdes nga gropat në rrugën Frëngovë-Strugë, kaq duhet të jetë shpejtësia e makinës

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, ndërsa në disa vende më të larta në pjesët perëndimore të vendit me mbetje të borës nëpër rrugë pas intervenimit të shërbimeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë, informojnë nga LAMM.

Prej atje njoftojnë se është vendosur ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda në akset rrugore Dibër-Strugë, Veles-Katllanovë dhe në grykat malore Pletvar dhe Gjavatë.

Në aksin rrugor Strugë-vendkalimi kufitar Qafë Thanë (afër fshatin Frangovë) për shkak të dëmtimit të rrugës, shpejtësia e lëvizjes është kufizuar në 40 kilometra në orë.

Nga LAMM kumtojnë se ndalesë për automjete të rënda transportuese ende ka në akset rrugore Mavrovë-Dibër, Strazhë-Kërçovë dhe Tetovë-Kodra e Diellit, ku ka ndalesë për autobusë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments