LAJMI I MIRË / 7 pacientët nga Ohri, Kërçova, Shtipi, Kumanova dhe Tetova nuk janë të infektuar nga koronavirusi

0
13

Shtatë testet që priteshin sot për t’u kontrolluar për CoVid19 ,kanë rezultuar dhe janë konfirmuar negativ nga laboratori i Virusologjisë dhe diagnostikës molekulare informon TS,pêrcjell Struga Ekspres.

Shtatë pacientë të rinj janë testuar për koronavirus,gjë të cilën e konfirmoi vetë Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce në një konferencë shtypi. Pacientët ishin nga Shtipi, Kumanova, Tetova, Kërçova dhe Ohri përcjellë TetovaSot. Pacientët kanë ardhur nga Zvicra, Gjermani dhe Austri 3-4 ditë më parë. Disa ditë pasi ata janë kthyer prej andej kanë pasur temperaturë  të lartë.