“Të nderuar,
Stafi punues i SHMK,,Niko Nestor,, ndan lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të kolegut tonë z. Xhelal Istrefi.
I punësuar në këtë shkollë deri më 03.12.2012, z. Xhelal Istrefi, një intelektual i palodhur e kreu me shumë përgjegjësi , mirësjellje dhe pozitivitet punën e tij. Ishte një figurë e çmuar dhe e dashur për shkollën tonë dhe mbarë shoqërinë.
Le të jetë i përjetshem kujtimi për të!
Zoti e bekoftë z. Xhelal Istrefi!
Varimi bëhet sot në ora 17:30 në varezat e qytetit të Strugës”, shprehen nga shkolla Niko Nestor.
I ndjeri Xhelal Istrefi ishte Sekretar i Komunës së Dollogzhdës dhe punonjës në administratën shkollës Niko Nestor në Strugē.
(Struga Ekspres)