Kryetari i Komunës së Gostivarit preket nga koronavirusi, këtë lajm e ka konfirmuar vet ky i fundit nê profilin e tij në facebook,njofton Struga Ekspres.
Ja postimi i tij i plotë:
“Të dashur miq dhe kolegë unë sapo mora përgjigjen e testit dhe rezultoj të jem i infektuar me virusin SarsCov-2.
Deklarata ime ka synim që të ndihmoj në hetimin epidemiollogjik dhe nga ana tjetër të sensibilizoj sa më shumë për zbatimin e masave. Ne jemi të gjithë në këtë valle, asnjë nuk mund të mbrohet i vetëm…duke mos i zbatuar masat anti-covid të gjithë njësoj, ne kthehemi në armë për njëri-tjetrin.
Unë do të jem nën mbikqyrjen e mjekëve, për çdo gjë do ju mbaj të informuar.
Kujdesuni për veten!
Sinqerisht
Arben Taravari”, përfundon Taravari.
(Struga Ekspres)
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10224383558317617&id=1265185232