Lajmi i fundit: Qytetari hidhet për t’u vetëmbytur në Drinin e Zi në Strugë

0
18


Një qytetar në Strugë para pak çastesh ka tentuar të vetëmbytet në ujërat e Drinit të Zi, në afërsi të Urës së Drurit, pasi ndahen ujërat e liqenit me Drinin e Zi,mëson Struga Ekspres.

Gjithashtu mësohet se kalimtarët e rastit kanë tentuar të ndihmojnë qytetarin duke e nxjerrë nga ujërat e Drinit të Zi.

Policia dhe ndihma e shpejtë kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Struga Ekspres mëson se qytetari është një 50 vjeçar nga Ohri.

Sipas burimeve të Struga Ekspres,personi në fjalë është jashtë rrezikut për jetën.
(Struga Ekspres)