Mirëse na erdhe z.Pollozhani!
Sot në selin e Lëvizjes BESA në Tetovë, pata knaqësin ta mirëpres në takim profesorin universitar nga Struga z.Petrit Pollozhani. Nga sot, ai do të jetë pjesë e Lëvizjes BESA dhe do të jetë një vlerë e shtuar në subjektin tonë politik. z.Pollozhani do të kontribojë në ndërtimin e politikave ekonomike si dhe gjetjen e zgjidhjes për problemet ekonomike në vendin tonë.
Lëvizja BESA është e hapur për çdo profesionist dhe për të gjithë ata që duan të sjellin ndryshimin në gjithë Maqedoninë e Veriut.
Shkruan Bilall Kasami