*Një person i shpallur në kërkim nga autoritetet ka qëlluar me armë zjarri drejt forcave të policisë këtë pasdite në zonën e Manastirit. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, i dyshuari është plagosur dhe më pas është arrestuar nga efektivët.
Një nga policët në vendngjarje ka reaguar menjëherë ndaj sulmit, duke u kundërpërgjigjur me armë zjarri, çka çoi në plagosjen e të dyshuarit. Pas ndalimit, ai është dërguar për trajtim mjekësor dhe ndodhet nën mbikëqyrje policore.
Në vendngjarje ndodhet edhe një prokuror nga Prokuroria Publike Themelore e Manastirit, i cili po drejton veprimet hetimore dhe ka dhënë urdhra për zhvillimin e një hetimi të plotë rreth rrethanave të incidentit.