LAJMI I FUNDIT: Nefi Useini nuk do të tërhiqet nga posti i këshilltarit në komunën e Ohrit

0
113

Nefi Useini, kryetar i BDI-së së Ohrit para pak çastesh njoftoi se nuk do të jap dorëheqje nga posti i këshilltarit në Këshillin Komunal të Ohrit, shkruan Struga Ekspres.

Siç mëson Struga Ekspres nga burime brenda partiake të degës së BDI-së sē Ohrit, në mbledhjen që do të zhvilloj kjo e fundit me strukturën e saj do të mësohet nëse Useini do të vazhdoj të jetë këshilltar ose do të jap dorëheqje.

Para disa ditësh u diskutua për tërheqjen e Nefi Useinit nga posti i këshilltarit por që u prolongua, pasi ky vendim do të merret nga organet partiake. (Struga Ekspres)