Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëLajmi i fundit: Ndërron jetë 23 vjeçari Art Kurti

Lajmi i fundit: Ndërron jetë 23 vjeçari Art Kurti

Ka ndërruar jetë aktori i serialit “O Sa Mirë”, Art Kurti, i njohur për rolin e gjakovarit.

Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka konfirmuar se një person është gjetur pa shenja jete në rrugën Gjakovë – Goden.

Art Kurti (gjakovari), ishte një prej personazheve të dashura të serialit “O Sa Mirë”

Lirie Podrimaj, zyrtare për informim e Policisë së Kosovës nga rajoni i Gjakovës ka konfirmuar rastin në një deklaratë për Telegrafin.

“Me datë 24.04.2018 në ora 07:50 stacioni policor Gjakovë është njoftuar se në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit gjendet një veturë me një person që dyshohej të jetë i vdekur. Patrullat policore me të gjitha njësitë menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se personi që ishte në automjet ishte pa shenja jete. Policia në bashkëpunim me prokurorinë Themelore në Gjakovë po hetojnë rastin Hetim i vdekjes”.

“Viktimë e këtij rasti është personi me inicialet A.K. i lindur 1995 nga Gjakova, zyrtar komunal në komunën e Gjakovës. Policia ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri – pistoletë me të cilën dyshohet që është kryer vepra. Trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi dhe presim konstatimet e të gjitha prova”, ka deklaruar Lirie Podrimaj, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, rajoni i Gjakovës.

Art Kurti ishte edhe pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ku edhe ka kandiduar për asamble komunale në zgjedhjet e fundit lokale.

Mësohet se personi në fjalë është aktori që luan rolin e gjakovarit në serialin “O Sa Mirë”, Art Kurti.

Kurti ishte një prej aktorëve të dashur të serialit, ndërkaq policia nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme për shkakun e vdekjes së tij, pasi rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!