Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniLAJMI I FUNDIT: Mungon një votë “socialiste”

LAJMI I FUNDIT: Mungon një votë “socialiste”

Mungon një votë për të kaluar Marrëveshja e Prespës në Parlamentin e Maqedonisë. Nga burime mirë të informuara, gazeta KOHA mëson se një deputet i cili më herët kishte dhënë pëlqimin për votën e tij, nga shkaqe ende të panjohura, është tërhequr në momentin e fundit nga ky premtim i dhënë. Sipas të njëjtave burime, ai mund të jetë një prej deputetëve të Partisë Socialiste, që është në koalicion më VMRO-DPMNE-në.

Në seancën e sotme ka munguar edhe deputeti Krsto Mukovski, i cili sot u lirua nga paraburgimi për ngjarjet e 27 prillit. Sipas informatave, ai as që është nisur nga vendlindja e tij në Vevçani për në sallën e Parlamentit të Maqedonisë.
Sipas të gjitha gjasave, kjo situatë e re mund të ndikojë që votimi të shtyhet për një ditë tjetër.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments