Flakët që kapluan sonte Spitalin Kovid në Tetovë kanë marrë mbi 20 viktima dhe shumë të plagosur, merr vesh gazeta KOHA. Është djegur gati tërësisht pjesa e Spitalit ku kanë qenë të shtrirë pacientë me Kovid, por duket se viktima ka edhe në mesin e personelit mjekësor. (koha.mk)