LAJMI I FUNDIT/ Grabitje si në filma në zemër të Strugës: I hedhin sprej në sy dhe i marrin 200 mijë euro një personi

0
17

Një grabitje e rëndë si në filma ka ndodhur para rreth 3 orësh në zemër të Strugës.
Tre persona në rrugën “Marks Engels” në Strugë kanë grabitur me dhunë një person duke i hedhur sprej në sy dhe duke i marrë rreth 200 mijë euro, informon Struga Ekspres.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Sipas stacionit policor në Strugë, për Struga Ekspres tregojnë se kanë qenë tre persona që kanë grabitur një qytetar nga Prilepi të cilët kanë lëvizur në vendin e ngjarjes me një makinë e tipit Golf 3 me targa te Velesit.

Poicia është në hetim të rastit duke i kërkuar tre grabitësit e 200 mijë eurove të qytetarit nga Prilepi.

(Struga Ekspres)


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5