Akoma edhe më dramatike dhe e frikshme është bërë gjendja aktuale e fshatit Frëngovë ku për 24 orë hajdutët vodhën 5 shtëpi të cilat janë plaçkitur dhe dëmtuar,shkruan Struga Ekspres.
Në natën ku u vodh dhe u dëmtua një shtëpi e mërgimtarit nga Frëngova,për të cilën të nesërmen ishin prezent organet policore për të hetuar rastin, po të njëjtën natë janë vjedhur dhë dëmtuar edhe tre shtëpi të tjera!
Edhe sonte disa banorë të Frëngovës tregojnë për Struga Ekspres se janë pikasur disa hajdut në Frëngovë në një nga shtëpitë duke tentuar të futen për të vjedhur dhe pasi janë vërejtur nga banorët janë larguar me shpejtësi me makinën e tyre.
Polica ka ardhur në vendgjarje për të hetuar rastin.
(Struga Ekspres)