Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiLAJMI I FUNDIT/ E frikshme: Vidhet edhe një shtëpi e mërgimtarit në...

LAJMI I FUNDIT/ E frikshme: Vidhet edhe një shtëpi e mërgimtarit në Frëngovë, i thyhen xhamat dhe dera (FOTO)

Nuk kanë të ndalur vjedhjet e shtëpive në Strugë dhe fshatrat e saj, ku pothuajse çdo ditë vidhet nga një shtëpi,sidomos shtëpitë e mërgimtarëve,shkruan Struga Ekspres.

Sot në Frëngovë është vjedhur në shtëpi e një mërgimtari,ku përveç dëmeve materiale është vjedhur një televizor plazma.

Sipas pamjeve që siguroi Struga Ekspres,hajdutët pasi kanë shembur derën e hekurt para oborrit, me një gur kanê thyer xhamin e dritares dhe janë futur brenda, ku sipas pamjeve hajdutët kanê tentuar nëpër dhoma të shtëpisë të gjejnë gjësende me vlerë dhe para po nuk ja kanë arritur qëllimit.Ata kanë thyer edhe derën e WC-së duke menduar se aty fshihet diçka me vlerë!

Më pas ata kanë vjedhur një televizor Plazma dhe kanë ikur nga shtëpia duke dalur nga një dritare tjetêr.

Struga Ekspres mëson se rasti në polici është lajmëruar nga të afërmit e mërgimtarit (të dëmtuarit),në ora 08:20,ku nga policia kanë ardhur
menjëherë në vendin e ngjarjes.

Një grup hetimor mori masat për zbardhjen e rastit nê fjalë, në kërkim tê grabitësve.

Kujtojmë se në Frëngovë, para rreth një muaji janë vjedhur 4 shtëpi për 24 orë!

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!