Thursday, November 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëLajmi i fundit: Drama e kidnapimit të 11 vjeçarit: Familjes po i...

Lajmi i fundit: Drama e kidnapimit të 11 vjeçarit: Familjes po i kërkohen 50 mijë euro (FOTO)

Një 11 vjeçar nga qyteti i Shtimes dyshohet se është kidnapuar. Në orët e mbrëmjes së sotme, ai është marrë nga një makinë derisa familjes për lirimin e tij i janë kërkuar 50 mijë euro.
Axh i E.T., Xhevdet Tafa ka thënë për Gazetën Express se 11 vjeçari po luante me një djalë tjetër kur është ftuar nga disa persona nga një makinë që po kalonte afër.

Sipas rrëfimit të djalit të axhës, i cili ishte i pranishëm në momentin e rrëmbimit, kur E.T iu afrua makinës, ai u fut brenda me dhunë.

“E kanë thirr në emër disa persona në një veturë, ai është afruar pastaj e kanë marrë tek kerri dhe e kanë futur brenda”, tregon Tafa.

Nga ai moment ata nuk kanë marrë lajme për djalin përveç një mesazhi ku kërcënoheshin me jetën e tij.

“Nëse nuk ban 50 000 euro, E… mos e kerko ma”, thuhet në mesazhin që morën.

Tafa, i cili nuk jeton në Kosovë thotë se nuk kanë probleme me askënd.

“Nuk di asgjë, unë nuk jetoj këtu”, theksoi ai.

Rastin e kanë lajmëruar në polici por thonë se nuk kanë dyshime se kush mund të jetë pas kësaj ngjarje.

Për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës.

“Kemi marrë informacion se rreth orës 20:00 një fëmijë i moshës 11 vjeçare është kidnapuar. Policia është në fazën e verifikimit dhe hetimit të ngjarjes”, ka treguar për Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!