Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sonte pas orës 19 në magjistralen Ohër – Kërçovë në afërsi të fshatit Podmole.
Komunikacioni është ndërprerë, në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur ekipet e shërbimit të Ndihmës Mjekësore Emergjente dhe të policisë.
Sipas informacioneve fillestare ka viktima në aksident.