Ministria e Shëndetësisë nê RMV informoi se në 24 orët e kaluara janë regjistruar 12 raste të reja të koronavirusit në vend,informon Struga Ekspres.
7 prej tyre janë nga Shkupi dhe 5 nga Kumanova.
Kështu, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 që nga sot, ora 12:00 është 148 persona, nga të cilët 1 shërohet dhe 2 humben jeten.
Sipas vendbanimit, deri më tani rastet e COVID-19 janë regjistruar në:
– Shkup (88)
– Dibër (40) – 1 prej të cilëve vdiq
– Kumanova (8) – 1 prej të cilëve vdiq
– Shtip (7)
– Kavadarci (2)
– Ohër (2)
– Gostivar (1)
(Struga Ekspres)