Ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski është arrestuar, shkruan 1Tv, transmeton gazeta KOHA.Dje, tre nga të akuzuarit për 27 Prillin e akuzuan atë për organizimin e sulmit ndaj Parlamentit vitin e kaluar. Atanasovski aktualisht është këshilltar për siguri i kryetarit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski.
Atanasovski ishte drejtor i DSK-së deri më 16 qershor 2018.
Në këtë funksion erdhi më 1 shtator 2016, pasi Sasho Mijallkov dha dorëheqjen pas konfliktit të armatosur me grupin e forcave të policisë në Kumanovë, ku humbën jetën tetë policë dhe 10 pjesëtarë të Grupit të Kosovës. (koha.mk)