LAJM PIKËLLIMI
Sot u nda nga jeta arsimdashësi, pishtari i arsimit, mësuesi i popullit,
ish kolegu ynë dhe bashkëveprimtari ynë, profesori RUHI ISLAMI nga Ohri
Tani kur te rrahurat e zemrës tënde u ndalën, ne miqëve, familjarëve dhe ish
nxënësve të tu që shumë i deshe dhe te donin, na ngelin kujtimet për një njeri me zemër të madhe, shpirt të mirë dhe fisnik, shok dhe mik, një patriot dhe arsimtar i devotshëm, që gjithë jetën ja kushtove arsimit. Fjalët, modestia, zemërbardhësia, humanizmi, respekti dhe dashuria e madhe e jotja ndaj çdokujt gjithmonë do të ngelin në mendjen e shumë gjeneratave dhe zemrat tona.
Të gjithë ne, me pikëllim të madh e përjetojmë këtë lajm dhe u bashkohemi dhimbjes dhe pikëllimit të familjes Islami dhe të gjithë arsimdashësve…
Të afërmit e tu krenohen që patën një bashkëshort, baba, gjysh dhe familjar si Ti kurse ne të tjerët mburemi se patëm një arsimtar, koleg, zv.drejtor dhe njeri të mrekullueshëm si Ju…
Pikëllimi ynë nuk ka fund, por ligjet e jetës nuk ndryshojnë.Ti fizikisht nuk do të jesh në mesin tonë por gjithmonë do të mbetesh në mendjet dhe zemrat tona.
Kur shuhet jeta e një pishtari të arsimit,kujtojmë “Fjalët e qiririt”
U PREHSH NË PARAJSË! TË QOFTË DHEU I LEHTË DHE TË
PREHESH I QETË NË BOTËN E AMËSHIMIT! ZOTI TË MËSHIROFTË!