Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniLajm i mirë për rrogat e arsimtarëve në Maqedoninë Veriut

Lajm i mirë për rrogat e arsimtarëve në Maqedoninë Veriut

Kreu i sindikatës, Jakim Nedellkov edhe një herë kujtoi ministrin e Arsimit, Arbër Ademi se punonjësit në arsim meritojnë paga shumë më të larta krahasuar me rritjen prej 5 % që nisi të zbatohet prej shtatorit të vitit të kaluar.

Ndërkohë që rritje tjetër prej 5 % pritet të zbatohet edhe prej shtatorit të këtij viti, transmeton Alsat M.

Ne shumë herë kemi deklaruar se kërkojmë të rriten pagat për aq përqindje sa është rritur paga minimale në nivel nacional.

Gjithashtu, përveç statusit social në arsim ne kemi hapur edhe çështjen e reformave në arsimin fillor dhe të mesëm duke përgatitur edhe ligje për arsimin fillor dhe të mesëm”- theksoi Jakim Nedellkov, kryetar I SASHK-ut.

Në takimin me ministrin e Arsimit, Arbër Ademi mori pjesë edhe drejtoresha e Konfederatës Evropiane të Sindikatave të Arsimit. Mes tjerash, ajo tha se pagat e mësimdhënësve zënë vend të posaçëm sa i përket arsimit cilësor fillor, të mesëm dhe të lartë.

Ministri Ademi ndonëse nuk tregoi nëse do ti pranojë kërkesat e Sindikatës tha se kanë synime të njëjta respektivisht përmirësimin e kushteve për punonjësit në arsim, nxënësit dhe studentët.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments