Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka mbajtur sot seancën e 65-të. Në fillim të seancës, kryeministri dhe ministrat me një minutë heshtje nderuan viktimat e tërmetit katastrofik në Shkup, më 26 korrik 1963,shkruan Struga Ekspres.
Në seancë janë marrë disa vendime, ndër të cilat Qeveria ka ngarkuar ministrin e Brendshëm që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të realizuar rritjen e pagave në MPB në masën 5 për qind, duke filluar me pagën nga shtatori 2022.(Struga Ekspres)