Natyra Malo kampione shteti në Atletikë
Die (31.07.2021) në stadiumin e qytetit, në Shkup, u zhvillua Kampionati Shtetëror i Atletikës për U18.
Në këtë kampionat u paraqitën edhe atletet e Klubit të Atletikës “Drini” me 4 sportiste dhe atë: Natyra Malo, Stina dhe Prina Hoxha dhe Velerda Seferi. Sportistet tona u paraqitën në diciplinën 100m dhe në stafetën 4x100m.
Natyra Malo e cila është edhe kampione shteti në moshën e senioreve, në këtë kampionat nuk e pati shumë të vështirë, pasi sot ajo vrapoi me moshataret e veta dhe bindshëm ishte më e mira dhe me plotë meritë u shpall Kampione Shteti U18.
Paraqitje të shkëlqyer bëri edhe Stina Hoxha, e cila i ka ende vetëm 12 vite dhe u radhit në pozitën e 6 nga 18 garuese.
Sportistet tona, Velerda Seferi, Prina dhe Stina Hoxha dhe Natyra Malo, shkëlqyen edhe në diciplinën e stafetës 4x100m ku u radhitën të dytat me vetë 0.3 sekonda më pak se vendi i parë.
Duke marrë parasysh, temperaturat shumë të larta, stërvitjet ku ne i bëjmë, në stadium futbolli dhe jo në tartan atletike, pasi qyteti jonë nuk jep këto mundësi, si trajner i klubit, jamë shumë i kënaqur me rezultatet e arritura, në këto aktivitete, si brenda dhe jashtë shtetit.
Ky aktivitet, njëherësh kishte edhe karakter përzgjedhës për Kampionatin Ballkanik U18, i cili do të zhvillohet në datën 13/14 gusht 2021 në Serbi.
Talentja e klubit tonë Natyra Malo, plotësoj kushtin dhe do të jetë pjesmarrëse në këtë kampionat Ballkanik