Friday, April 18, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniLAJM I MIRË/ Lirohet çmimi i naftës dhe benzinës

LAJM I MIRË/ Lirohet çmimi i naftës dhe benzinës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin,me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,80% në raportme vendimin e datës 05.08.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri ulet për 3,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZEL BS (D-E V) ulet për 3,00 den/litër, ndërsa i EUROSUPER BS – 98 ulet për 2,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazut М-1 SU ulet për 0,557 den/kg, dhe tani është 52,786 den/kg.

Nga data 09.8.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 90,00 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 92,00 (denarë/litër)

Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 87,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 52,786 (denarë/kilogram)

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,117%.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 09.8.2022.

Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments