Stacioni policor i Strugës njofton se ka ngritur padi penale ndaj një 34-vjeçari nga Struga sepse ka kryer tre vepra penale të klasifikuara si “Vjedhje të rënda ”. Në periudhën prej 22 deri më 25 dhjetor, në Strugë i dyshuari me përdorimin e forcës fizike është futur në dy ndërtesat,dy ambulanca, zyra dhe shtëpi ku ka arritur të marr para ,një kompjuter ,dy monitor për kompjuter , televizor, mjete dhe sende të tjera. Policia e Strugës informoi se i dyshuari ka shkaktuar një dëm prej 114,000 denarësh.(Struga Ekspres)