Grupi Vullnetar i Frëngovës së Strugës i palodhshëm si gjithmonë!
Sot me veteiniciativë bëri të mundur montimin e komodinave në Shkollën Fillore “Jeta e Re”, që do t’u mundësojne nxënësve të klasës së parë vendosjen e librave dhe materialeve shkollore,informon Struga Ekspres.
Me peshën e madhe të librave që mbanin nxënësit mbi supe, tani u reduktua dukshëm sepse çdo nxënës tani ka mundêsinë tê vendos librat nê komodinë.
Mbipesha e çantave me libra sjell rrezik për shëndetin e fëmijëve.
Nga Grupi Vullnetar thonë se janë të hapur edhe për bashkëpunime të tjera që do të përmiresojnë kualitetin e jetës së banorëve të Frëngovës.
(Struga Ekspres)