Pas disa ditësh ankthi dhe kërkimesh intensive, është gjetur shëndosh e mirë Kërçovari i zhdukur, për çka familja dhe komuniteti shprehin mirënjohje të thellë.
Në mënyrë të veçantë, i falënderoj nga zemra Arlind Abazin dhe Sulejman Fejzën nga fshati Jagoll i Kërçovës, të cilët me vetëiniciativë dhe dëshirë të sinqertë për të ndihmuar, dolën në terren që në orën 4:00 të mëngjesit, duke dhënë kontribut të çmuar në gjetjen e të humburit.
Ky akt human dhe solidar është një shembull frymëzues për gjithë shoqërinë – kur jemi të bashkuar, çdo sfidë kapërcehet më lehtë, shprehen familjari i tê zhdukurit.