Monday, May 12, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiLajm i mirë: Diamant Shaqiri, mërgimtari nga Zvicra i dhuron shkollës së...

Lajm i mirë: Diamant Shaqiri, mërgimtari nga Zvicra i dhuron shkollës së Frëngovës 17 banka dhe 21 karrike (FOTO)

Diamant Shaqiri, mërgimtari nga Frëngova e Strugës i cili jeton në Zvicër, sot ndihmoi shkollën fillore, “Jeta e Re” duke i dhuruar 17 banka dhe 21 karrike.

Ky donacion privat i Diamant Shaqirit vjen nga Muri, kanton i Aargau të Zvicrës.

“Dëgjova se në këtë shkollë duhet të ndihmohet dhe mora iniciativën për ta ndihmuar shkollën e Frëngovës ku do të mundohem që në të ardhmen ta ndihmojë në këtë mënyrë, sipas mundësive.”, shprehet për Struga Ekspres,Diamant Shaqiri.

Nga stafi pedagogjik i kësaj shkolle falenderojnë përzemërisht Diamant Shaqirin, mërgimtarin nga Frëngova e Strugës i cili me donacionin e tij privat mundësoi sjelljen e bankave dhe karrikeve nga Zvicra për të mirën e nxënësve të kësaj shkolle pêr tu mundësuar kushte më të mira.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments