Një investim historik vjen nga Federata e Futbollit tê Maqedonisë për stadiumin e Vllaznimit të Strugës për përmirësimin e infrastrukturës për ndërtimin e një fushe moderne me bar artificial, shkruan Struga Ekspres.
Investimi nga FFM-ja kushton rreth 300 mijë euro.
Ky investim nuk ka ndodhur kurrë më parë nga FFM-ja prej shumë dekadash nga paraardhësit e saj.
Fusha e re e Vllaznimit do të ofrojë një hapësirë cilësore për stërvitje, duke përmbushur standardet më të larta për fushën me bar artificial. Ky investim i Federatës pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në komunitetin sportiv të Strugës.
Drejtori i Klubit të Vllaznimit z.Fiat Shate falenderon përzemërsisht kryetarin e FFM-së, z.Masar Omeragiç dhe nënkryetarin,z.Arbon Musliu.
Fiat Shate shprehet shumë i lumtur për këtë investim kaq të madh që nderon qytetin e Strugës, klubin e Vllaznimit dhe të gjithë struganët sportëdashës!
(Struga Ekspres)