Friday, September 5, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiLajm i hidhur: Ndërron jetë Nexhmi Etemi (Neçka) , legjenda e futbollit...

Lajm i hidhur: Ndërron jetë Nexhmi Etemi (Neçka) , legjenda e futbollit nga Frëngova e Strugës

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të ish futbollistit Nexhmi Etemit (Neçka), një prej emrave të njohur të futbollit.

Nexhmi Etemi (Neçka) nga Frëngova e Strugës ndërroi jetë mbrëmë rreth orës 22:00 në moshën 61 vjeçare!

Ai ishte një ndër figurat më të dalluara të sportit në rajon, i cili la gjurmë të pashlyeshme si në vendlindje, ashtu edhe jashtë saj.

Nexhmi Etemi (Neçka) ka qenë lojtar i disa skuadrave të Strugës dhe ka vijuar karrierën e tij edhe në Zvicër, ku gjithashtu ka fituar respektin dhe admirimin e komunitetit sportiv. Me stilin e tij të veçantë të lojës dhe përkushtimin ndaj futbollit, ai konsiderohet si një nga legjendat e kohës së tij.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur thellë familjarët, miqtë, ish-bashkëlojtarët dhe dashamirët e futbollit, të cilët e kujtojnë me respekt dhe mirënjohje për kontributin që dha ndër vite.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 15:00, tek varrezat e Frëngovës.

Ngushëllime të sinqerta familjes Etemi dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments