Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiLajm i hidhur/ Ndërron jetë Fuat Dika, mësuesi i parë i shkollës...

Lajm i hidhur/ Ndërron jetë Fuat Dika, mësuesi i parë i shkollës fillore “Aki Dika”- Livadhi

Ndërron jetë mësuesi i parë i shkollës fillore “Aki Dika”- Livadhi, Fuat Dika !
Ka ndërruar jetë Fuat Dika i lindur në vitin 1932 në fshatin Tatesh të Poshtëm ku më pas shpërngulet në fshatin Bixhovë të Strugës, ku shkollën fillore e ka kryer në fshatin drasllaic, ku më vonë punësohet si mësues i parë në shkollën e parë shqipe “Aki Dika” në Livadhi.
Fuat Dika ishte një njeri i shkolluar, kishte një rritje intelektuale përmes së cilës nxorri në dritë gjenerata që sot ndjekin rrugën e shenjtë nëpër institucionet edukativo-arsimore në fusha të ndryshme.
Edhe përgjatë moshës së thyer, ishte një njeri që gjithmonë interesohej për ngjarjet rutionre për kohën dhe vendin ku jetonte, çdo mëngjes lexonte gazetën e ditës ku informohej dhe jepte analizat e tij për ndonjë ngjarje të caktuar.
Sot ai do të mbetet një njeri modest në kujtesën tonë,një njeri që e donte arsimin , një njeri që i dha arsimit gjithçka nga vetja me aq sa kishte mundësi.
Fuat Dika i takonte një periudhe jo të mirë siç ishte komunizmi, koleg me mësuesin e ndjerë Idriz Reçi, një emër shumë i njohur për rrethin tonë, por edhe jashtë saj!
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në Bixhovë pas namazit të Xhumasë!
Të përkujton me mall mbesa yte Rudina Dika!

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments