Një qytetar nga Struga është kafshuar nga qentë endacak tek zona industriale të enjten në ora 20:00, shkruan Struga Ekspres.
Personi në fjalë që u sulmua nga qentë endacak është 50 vjeçari Nazmi Dudushi,i cili rastin e raportoi i revoltuar për Struga Ekspres.
“Isha duke shkuar në punë rreth orës 08:00,papritmas një tufë e madhe qensh endacak u vërsulën tek unë duke më sulmuar, më kafshuan në dorë dhe stomak,ishte një tmerr që përjetova,sepse rrezikova të humb dhe jetën.Menjëherë shkova tek reparti i kirurgjisë në Strugë dhe më pas tek reparti i infektimit në Ohër.Falë mjekëve u lehtësuan dhe dhimbjet e mia.Kërkojë nga komuna e Strugës të më dëmshpërblejë tmerrin që pashë me sy nga qentë endacak.Jeta jonë është në rrezik pafund nga kēto qentë endacak”, shprehet i revoltuar për Struga Ekspres, personi i sulmuar nga qentë endacak, z.Nazmi Dudushi.
Kujtojmë se muajve dhe viteve të kaluara në Strugë, shumë qytetar kanë rënë viktimë e qenve endacak duke përfunduar në Spital.
(Struga Ekspres)