Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëKy qytet në Kosovë ka 78 objekte fetare

Ky qytet në Kosovë ka 78 objekte fetare

Prizreni, njihet si një qytet me laramani kulturash! Në këtë qytet historik janë 78 objekte fetare. Prizreni ishte qendër jo vetëm e kulturës shqiptare, por edhe kulturave të popujve që jetonin në Dardaninë antike e deri tek popujt e ardhur në këtë pjesë të Balkanit.

Prizreni është i njohur edhe për tolerancën fetare ndërmjet komuniteteve e popujve të ndryshëm. Këtë e dëshmojnë edhe objektet fetare që nga koha bizantine e deri më sot.

Lista e objekteve fetare që gjenden Prizren është e gjatë. Disa nga këto objekte që luajnë një rol të madh në mbajtjen e traditës.

Më poshtë Botapress.info ju sjellë të gjitha këto objekte dhe kohën kur janë ndërtuar:

Xhamitë e Prizrenit

Kërëk Xhamia 1455
Xhamia e Suziut 1412-1413
Xhamia e Jakup bej Evrenozit 1526
Xhamia e Kuklibeut 1534
Xhamia e Kuklibeut 1543
Xhamia e Mehmet pashës (Bajrakli) 1545 1573/1574
Xhamia e Myderis Ali Efendisë (Xh. Ali Hoxhës) 1543-1581 pësoi nga zjarri 1975
Xhamia e Haxhi Kasëmit (Toska) 1526/1533
Xhamia e Maksut pashës 1566
Xhamia e Sejdi Beut 1566
Xhamia e Terzive 1721
Xhamia e Markëllëqit (Tabahane) 1808
Xhamia e Sinan Pashës 1615
Xhamia e Emin Pashës Rrotllës 1831/1832
Xhamia e Mustafë Pashë Prizrenit 1562/1563
Xhamia e Sejdi Beut 1650
Xhamia e Hoxha Mahallës (Mahmud Pashës) 1833
Xhamia e Haxhi Ramadanit XVIII
Xhamia e Sinan Qatipit (Xhamia E shkurtër) 1591
Xhamia e lagjës së re 1538
Xhamia e Dragomanit XVIII
Xhamia e Tabakhanës XVIII
Xhamia e vogël 1918
Xhamia e kalasë 1828 u rrënua 1912
Xhamia e Bylbylderës u rrënua në kohën e Jugosllavisë së vjetër
Xhamia e Bejzadës 1689
Xhamia e Xhumasë 1455
Xhamia e Budak Hoxhës XVIII

Xhamitë e reja, të ndërtuara pas 1912.

Xhamia e Mesxhidit – 1918;
Xhamia e Arbanës – 1971;
Xhamia e Hazreti Ebubekrit (Tusuzit) – 1980;
Xhamia e Hazreti Ymerit (Medresesë) – 1985;
Xhamia e Hazreti Osmanit (Ortakollit) – 1988;
Xhamia e Medines( Arbanë) – 1992;
Xhamia e Mesxhid Uhudit – 1997;
Xhamia e Dardaniës (Jaglenicës) – 2005;

Teqet

Helveti Baba Osmani nga Serezi 1699/700
Sinani 1576 ose 1589/1590
Sinani 1668 ose 1706
Sinani
Kaderi -Zingjirli 1646 ose 1665
Saad
Rufai 1893
Bektashi 1850
Melami 1892
Kaderi Rezaki 1830

Tyrbet

Dallgën Babës
Tezxhir Babës
XhaferBabës
Murad Babës
Ymer Nabës
Veli Babës
Kalender Babës
Suziut
Gazi Mehmet pashës
Musa Kutub Babës
Sheh Ali Koros
Sheh Sylejman
Sheh Osmanit
Mahmud Efendisë
Rexhep Efendisë
Vashës
Sheh Hysejnit
Mustafë Lallo Kryeziut – Karabash Babës

Kishat Ortodokse

Shën Premta
Manastiri i kryeëngjëjve Mëhill e Gabriel
Kisha e Shën Spasit
Kisha e Shën Nikollës
Kisha e Shën Trinisë
Kisha e Shën Nikollës Qafa e pazarit
Kisha e Shën Gjergjit
Kisha e madhe e Shën Gjergjit
Kisha rrëfimore e Shën Nikollës e Shën Premtes

Kishat katolike

Kisha e Shën Mërisë
Kisha e Shën Pjetrit
Kisha e të ngriturit të zonjës në qiell
Kisha e Shën Anës
Kisha e Zonjës Ndihmëtare.

Prizreni është qytet në pjesën jug-perëndimore të Kosovës, si dhe i dyti në Kosovë për nga madhësia dhe popullsia pas Prishtinës. Qyteti ka një popullsi prej rreth 170,000 banorësh, shumica shqiptarë. Komuna mendohet të ketë rreth 221,000 banorë, përfshirë këtu vetë qytetin dhe 76 fshatrat që e përbëjnë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!