Wednesday, April 2, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeSliderKy lojtar humbi dy dhëmbët në fushë, por luajti plot 90 minuta

Ky lojtar humbi dy dhëmbët në fushë, por luajti plot 90 minuta

Një incident i pavullnetshëm ndodhi në ndeshjen e Serie A mes Kaliari e Sasuolos (2-1 për vendasit). Mesfushori norvegjez i Sassuolo, Kristian Torstvedt, në minutën e dhjetë mori një goditje në fytyrë pas një kontrasti në ajër.

Një goditje e fortë me bërryl në fytyrë, që i kushtoi dy dhëmbë mesfushorit 24-vjeçar norvegjez. Menjëherë pas goditjes, Torstvedt doli i gjakosur nga fusha për të marrë ndihmën e parë nga stafi mjekësor.

Pasi rimori veten nga goditja, mesfushori u rikthye në fushën e blertë për të luajtur për të gjithë ndeshjen. Pra, Torstvedt luajti për 90 minuta me dy dhëmbë më pak, që pas kontaktit me kundërshtarin u shpërndanë në fushë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments