Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKy është urimi i Ahmetit për Krishtlindje

Ky është urimi i Ahmetit për Krishtlindje

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Krishtlindjeve.

“Urimet tona më të mira e të përzemërta për festën e madhe të krishtlindjes Ortodokse me dëshira të sinqerta për lumturi, shëndet dhe begati në shtëpitë tuaja. Në këtë ditë të shenjtë të lindjes dhe forcimit të besimit, le të rilind në zemrat tona shpresa për të ardhmen, ku të gjithë, pa dallim, të bashkojmë përpjekjet dhe përkushtimin për të realizuar pritjet që do të na bëjnë një shoqëri të denjë për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane.

Këtë Krishtlindje e shënojmë në një vit të veçantë për vendin tonë, një moment që hap të gjitha mundësitë për integrimin euro-atlantik të vendit, prandaj bashkërisht le të tejkalojmë çdo pengesë artificiale dhe në frymë besimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi të ecim bashkërisht në rrugën e përparimit dhe mirëqenies. Gëzuar Krishtlindjen!”, theksohet në urimin e Ahmetit, njofton Medial.mk.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments