PLANI I PUNËS I BASHKËSISË LOKALE F. DOLLOGOZHDË
PËR KATËR VITE
( 2019-2022)
Bashkësia Lokale
F. Dollogozhdë
Kryetar; Teki Arsllani
Sekretar; Jetmir Mazari
Arkëtar; Nevzat Useini
Bashkësia lokale në përbërje duhet të ketë prej 5-9 anëtarë.
Anëtarët të Bashkësisë Lokale;Nevzat Memeti,Nevzat Useini,Ermir Mamudi,Amet Mamudi,Neat Kurtishi,Jetmir Mazari,Teki Arsllani,Olloman Seferi,Shkëlzen Bariu dhe Agim Dauti.
Komisionet e Bashkësisë Lokale f.Dollogozhdë
*Komisioni për organizimin e manifestimeve të ndryshme
1.Agim Dauti
2.Neat Kurtishi
3.Teki Arsllani
4.Nuhi Pollozhani
5.Idriz Bilali
6.Inajet Dani
Komisioni për bashkëpunim me diasporën
1.Jetmir Mazari
2.Teki Arsllani
3.Faruk Shazimani
4.Lulzim Zh. Aliu
5.Seat Arsllani
6.Jeton Dervishi
Komisioni për higjienën dhe furnizimin me ujë
1.Nevzat Useini
2.Argjend Ziba
3.Fejzi Ziba
4.Xhemal Hoxha
Komisioni me ballafaqim me fatkeqësi natyroe dhe elementare
1.Neat Kurtishi
2.Teki Arsllani
3.Olloman Seferi
Komisioni për infrastrukture dhe elektrifikim
Jetmir Mazari
Teki Arsllani
Nevzat Useini
Këshilli në Bashkësinë Lokale
Këshilli në Bashkësinë lokale ka për qëllim:
Rritjen e vetëdijesimit të qytetarëve lidhur me natyrën e problemeve të ndryshme, parregullsitë dhe sjelljet e dhunshme në bashkësinë lokale, identifikimin e brengave lidhur me sigurinë publike dhe rekomandimin e planeve të veprimit për t’i adresuar këto brenga në bashkëpunim me autoritetet komunale, komunitetet lokale dhe organet e tjera .
Ndërtimin e besimit në mes të organeve dhe qytetarëve përmes ndërtimit të partneritetit dhe iniciativave të përbashkëta për zgjedhjen e problemeve të sigurisë në çdo bashkësi.
Bashkësitë lokale punojnë në suaza të të drejtave të përcaktuara me Statutin e komunës
Përcaktimi i propozimeve për çështjet me rëndësi të drejtpërdrejtë dhe të përditshme për jetën dhe punën e banorëve të vendit.
Antarësia e bashkësisë lokale diskutonë, jep iniciativa për sjelljen e vendimeve,ngrenë iniciativa për:
-veprimtarive komunale (furnizimi me ujë dhe kanalizimi i ujërave të zeza, mirëmbajtja e higjienës dhe gjelbërimit, ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrjetit rrugor, rregullimi dhe mirëmbajtja e varrezave nëpër fshatra, etj.)
-mbrojtjes së mjedisit jetësor (mbrojtja nga ndotja e ujit, ajrit dhe tokës, mbrojtja nga zhurma e tepërt, etj.)
-rregullimit urbanistik të hapësirës.
-transportit publik të udhëtarëve.
-arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.
-manifestimeve kulturore, zbavitëse dhe sportive dhe nga fusha e mirëmbajtjes së objekteve me interes publik.
-zhvillimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore.
-furnizimit me mallra dhe shërbime, si dhe nga fusha e mbrojtjes së konsumatorëve.
-çështjeve tjera me interes të përditshëm për jetën dhe punën e qytetarëve.
6.Këshilli i bashkësiisë lokale bashkëpunon me Kryetarin e Komunës, Këshillin e Komunës dhe me organet dhe organizatat tjera.
7. Bashkëpunimi me administratën komunale në realizimin e ingjerencave të bashkësisë lokale,i kryen punët e deleguara nga kryetari i komunës.
Plani i Punës i Bashkësisë Lokale
Mirëmbajtja e rrugëve dhe kanaleve të hapura të fshatit.
Gripi ,sëmundjet e ndryshme dhe masat për parandalimin e tyre.
Siguria në shkollat ,kontributi për përmisimin e kushteve më të mira në shkollë.
Vendosja dhe funksionimi i kanalizimeve..
Vendet e caktuara për lojëra të nxënësve në rrethinën e shkollës dhe më lagje.
Mos mbajtja e armëve pa leje,mos vozitje e të rinjve vetura dhe mjete tjera të komunikacionit pa patent shoferi, mos përdorimi i lëndëve narkotike,duhanit etj.
Krimet Ekologjike.
Parandalimi i prerjes ilegale të pyjeve.
Parandalimi i zjarreve në fusha dhe pyje.
Largimi i lëmosh-kërkuesve nga rruga.
Siguria e personave me aftësi të kufizuar.
Parandalimi i kompanive private të hedhjes të mbeturinave nga fshatrat tjerë nëpër rrugë dhe në vende të ndryshme të Dollogozhdës.
Siguria e rinisë në lokalet e natës (klubet, diskotekat).
Bashkëpunimi me Ndërmarrjen EVN, ndërmarrjen e Pyjeve.
Eliminimi i qenve endacakë
Bisedë me drejtorinë e EVN për mos pagesën e rrymës në objektin fetar.
17.Riasfaltimi i rrugës prej te SHFK,,Nuri Mazari,, deri te st. Policisë të Dollogozhdës.
18.Riasfaltimi i pjesës së asfaltuar te pjesa brenda SHFK,,Nuri Mazari,, Dollogozhdë
19.Pastrimi nga mbeturinat,rregullimi i pjesës prej te kanali I-III,rregullimi i rrugës,aktivitete të ndryshme nga rinia Dollogozhdare për rregullimin estetik të vendit, dhe shpallja e atij vëndi si ,,Park Nacional i Dollogozhdës,, i cili vend do të jetë vend atraktiv për pushime të banorëve.
20.Mirëmbajtja e fshatit në aspekt higjienik,rregullimi,zbukurimi dhe mirëmbajtaja e varrezave.
21.Konsulte që gjithë banorët e f.Dollogozhdë të paguajnë pagesat vjetore të Xhamisë,dhe org. për mbledhjen e mbeturinave.
22.Konsulte që gjithë banorët e f.Dollogozhdë të paguajnë ujin për pije.
23.Përpilim projekti për invenstime në SHFK,,Nuri Mazari,,për mjete mësimore për përmisimin procesit të mësimit.
24.Aktivitete dhe nxitje të popullatës për përmisimin dhe zhvillimin e bujqësisë në f. Doollogozhdë
25.Aktivitete për punësime të reja ,që të mos largohet popullata nga vendlindja.
26.Pastrimi i mbeturinave nëpër vënde të ndryshme të fshatit,vendosja e tabelave ,,Ndalohet hedhja e mbeturinave,, rregullimi i rrugës deri te depoja e mbeturinave .
27.Projekt për stadiumin e fshatit për Tribina
28.Bashkëpunimi reciprok me çdo shoqatë të gurbetqarëve të jashtme të vendasve dhe të tjerëve,me çdo shoqatë të huaj dhe ndërmarrje private për realizime të projekteve të ndyshme në nivel lokalë.
29.Ndërtimi i bazeneve natyrore mbi shkollë ,prej tëcilëve në munges të ujit, të përdoren për ujitje të sipërfaqeve të gjelbërta të shkollës. 30. Vendosja e një gypi 80-100 m te përroi i fshatit me drenazhë i cili do të bënë pastrimin e ujit të ndotur, dhe do të ruan ndotjen e ajrit te ,,Rrapi,, gjatë sezonit të verës,për shfrytëzimin e sipërfaqes të rrapit gjatë sezonës.
31.Projekte të ndryshme për aktivizimin e popullates në punë,rregullimi i orareve të Bus-Kombeve brenda ndërrimeve ashtu që të përshtatet udhëtimi i punëtorëve sidomos ndërrimi i natës.
Bashkëpunime reciproke me bashkësitë tjera lokale.
33.Projekt i shtruarjes me pllaka ose asfallt i vendit te,, xhamia e vjetër,, dhe shënimi i parkinjgjeve, ose park për pushime të banorëve i zbukuruar me lulishte.
34.Zgjedhje e problemeve ,vende të uzurpuara sidomos për rreth rrugës.
35.Vendosja në gjitha vëndet e pastruara pllaka,,Mos hidh mbeturina,,
36.Aktivizimi i shoqërisë ,,Besa,, dhe krijimi i kushteve maksimale për përparimin ,dhe aktivizimi i klubit sportiv fudbollistik KF,,Dollogozhda,,
37.Pyllëzimi i vendit të djegur me pyje-pisha-kërkesë në ndërmarrjen e pyjeve.
38.Projekt për sallë sportive,mundësisht salla e njëjtë pas SHFK,, Nuri Mazari,, Dollogozhdë
Projekt për rregullimin e vendit mbi sallën e SHFK,,Nuri Mazari,, teren sportiv ose bazen për nevojat mësimore sportive të nxënësve.
40.Kërkesë te kryetari komunës për mbarimin e rrethit te rruga afër urës së drinit ,për tu larguar nga pengesat e përditëshme në komunikacionin e qytetarëve.
Rregullimi i dritave të rrugëve në disa vende që nuk janë funksionale dhe vendosje drita rrugëve që kanë nevojë.
43.Zgjedhje përgjithmonë me pengesat e ndërmarrjes të ujit në f. Dollogozhdë,me projekte shtesë.
44.Bisedë me PTT për pagesë qiraje për objektin e postës në Dollogozhdë.
45.Zyrë ideale për lojëra për pensionistët .
46.Mbyllja e bastoreve në f.Dollogozhdë.
Egziston faqe zyrtare në internet Bashkësia lokale f.Dollogozhdë-Strugë.
Rithemelimi dhe Fuqizimi
Plani ka për synim që të ndihmojë në funksionalizimin e Këshillit të bashkësisë lokale
Kryesisht përmes kyçjes aktive të shoqërisë civile në këta këshilla-kërkesa.
Përfitues do të jetë bashkësia lokale, shoqëria civile ,përfaqësuesit e komuniteteve dhe të gjithë qytetarët.
Në kuadër të planit të bashkësisë lokale duhet mbajtur takime të rregullta me kryetarin e Komunës.
Projekti Fuqizimi i bashkësisë lokale për aplikimin në praktikë të kërkesave në shoqëri do të fillonë të implementohet nga muaji janar i vitit 2019 dhe do të përfundojë në fund të përfundimit të mandatit katër vjeçar të këshillit të bashkësisë lokale në fund të vitit 2022.
Rezultatet e Arritura
Përfshirja e anëtarëve të shoqërisë civile në Këshillin lokal për siguri në bashkësi
Bashkëpunimi më i madh në mes të institucioneve lokale, shoqërisë civile dhe komuniteteve
Hartimi i planit të punës së institucioneve në bashkëpunim më shoqërinë civile për përmirësimin e kërkesave
*Aprovimi i planeve dhe kërkesave të punës nga kryetari i Komunës
Harmonizimi i aktiviteteve vepruese i përbashkët i institucioneve dhe shoqërisë civile në sigurinë e të gjitha qytetarëve.
Sh t o j c ë…
Vërejtje-Plani brenda këtij mandati kohorë katër vjeçarë mund të pëson ndryshime gjatë kërkesave, për projekte të ndryshme, varësisht nga kërkesat e qytetarëve të Bashkësisë vendore të f. Dollogozhdë.
Dt.24.01.2019 Bashkësia lokale f. Dollogozhdë
f.Dollogozhdë Kryetar: Teki Arsllani