“Ky është një hap i madh për të ardhmen”, Vuçiç publikon foton me Ramën dhe Zaev

0
20
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka publikuar një fotografi me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Takimi i tyre u mbajt në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal, ku tre liderët pritet të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi mes tyre.

“Ky është një hap i madh për të ardhmen. Bashkëpunimi politik dhe mes njerëzve sjell stabilitet dhe shumë gjëra të rëndësishme për të ardhmen e rajonit”, shkruan Vuçiç.

Ndër të tjera, thotë se marrëveshjet do të ketë të bëjnë me “agjendën jeshile” në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të tërheqin sa më shumë investitorë dhe të krijojnë një treg të përbashkët.