Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik afër Strazhës

0
23
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Në aksidentin tragjik që ndodhi të shtunën në magjistralen Gostivar – Kërçovë, në afërsi të fshatit Novo Sellë, viktima ishte Evzal Selimi, 30 vjeçari nga Gostivari.

Selimi ishte një sipërmarrës i ri në qytetin e Gostivarit. Me punën e tij të ndershme, Selimi kishte fituar zemrat e njerëzve që punonte, por edhe të shoqërisë, fqinjve dhe familjes.

Selimi jetonte bashkë me familjen e tij në Gostivar, kurse prindërit i jetonin në Austri. Pas vetës, Selimi ka lënë dy fëmijë të vegjël dhe bashkëshorten e tij.