23-vjeçari, Herolind Çitaku nga Podujeva ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në magjistralen drejt Shkupit.
Ai ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Emergjenca mjekësore Shkup.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:30.
Kontrollin e ka kryer ekipi i SPB-së Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.
Familjarët e të ndjerit kanë bërë të ditur se për kohën e varrimit do të njoftojnë me kohë, për shkak që ende nuk dihet se kur do të përfundojë obduksioni.