Një banor i Fshatit Koliçan i poshtëm, para se të marrë rrugën e kurbetit, në shtëpinë e tij vendosi flamurin e Evropës dhe të Maqedonisë. E bashkëfshatarët e tij, thonë se do të dalin të votojnë në referendum, duke shpresuar se gjërat do të shkojnë nga e mbara.
“Do votoj, jemi për Evropë, mendojmë të votojmë për më mirë. Mendojmë për të gjithë të jetë më mirë, për të gjithë dhe jo vetëm për ne por në përgjithësi”, tha banori nga Koliçani Poshtëm.
Në mes të fshatit fëmijët kanë një mënyrë të veçantë për tu argëtuar. Pjesa më e madhe e banorëve të Koliçanit i përkasin komuniteti turk, në disa vende vëreheshin edhe flamujt e Turqisë.
“Shumë mirë do të bëhet, nëse kalon ajo punë do të jetë më mirë”, u shpreh banori nga Koliçani Poshtëm. “E dini çfarë i ishte më herët Republika Jugosllave e Maqedonisë tani do të jetë Maqedonia Veriore. Mendoj se punët do të shkojnë në të mirë”, tha banori nga Koliçani Poshtëm.
Derisa në fshat ishin të një mendimi, në Shkup përballë kuvendit, Rrjeti “Bojkotoj” që janë kundër referendumit, kishin organizuar një festë për Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë dhe fjalime për bojkotimin e referendumit.
“Sot në ditën e Pavarësisë së Maqedonisë i bashkojmë fuqitë e të gjitha aktiviteteteve protestuese për bojkot të disa shoqatave dhe grupeve që angazhohen për bojkot të referendumit dhe e fillojmë programin e sotëm në orën 12.05 para Kuvendit të RM-së, ku do të drejtohemi opinioni ndërkombëtar dhe botëror me rastin e ditës së sotme”, u shpreh Ana Bobinkova. Edhe pse fjalimi ishte paralajmëruar nga ora 12 e ditës, në ora 15 fjalimet u mbajtën pa prezencë të publikut. /tv21/