Gjatë dy ditëve të ardhshme do të dihet se kush do të jetë kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Partitë duhet të njoftojnë kreun e Kuvendit Talat Xhaferi, se cilët janë kandidatët e tyre për anëtarë të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve.
Jozyrtarisht mësohet se VMRO-ja do t’i japë mbështetje ish deputetit të saj Oliver Derkoskit, për kryetar të ardhshëm të KSHZ-së. Duke qenë se opozitës maqedonase në KSHZ i takon edhe ulsja e një anëtari, si kandidat më potencial mësohet të jetë Svetllana Karapetrova, ish deputete е VMRO-së në përbërjen parlamentare të vitit 2014-2016.
Nga LSDM-ja, në listë është edhe ish kryetari i këtij institucioni Boris Kondarko. Kondarko ishte në krye të KSHZ-së nga viti 2011 deri në vitin 2013, kur dha dorëheqje për arsye personale. Ai më herët ka qenë edhe deputet i LSDM-së, raporton Alsat-M.