Me 67 vota “për”, katër abstenime dhe 23 vota “kundër” Kuvendi sot ka miratuar propozim-amendamentin 33 të Kushtetutës, i cili i referohet emrit të shtetit në një kontekst më të gjerë historik dhe duke ia shtuar përcaktuesin gjeografik Veriore. Me këtë amendament parashihet që fjalët “Republika e Maqedonisë” në Kushtetutë të zëvendësohen me fjelët “Republika e Maqedonisë së Veriut”, ndërsa fjala “Maqedoni” zëvendësohen me fjalët “Maqedonia e Veriut”.
Për VMRO-DPMNE-në opozitare, shumica qeverisëse vazhdon kapitullimin duke miratuar segmentet e Marrëveshjes së Prespës, e cila sipas opozitës maqedonase hap vetëm probleme të reja, siç ishte rasti i “fundit të Republikës së Maqedonisë”.
Dafina Stojanovska, VMRO DPMNE
“Amendamenti 33 i vë fundin emrit Maqedoni e fshinë atë. Si do të thirret Kushtetuta, i Republikës së Maqedonisë apo, i Republikës së Maqedonisë së Veriut. 27 vite e kemi ndërtuar dhe e kemi ruajtur këtë shtet si gjëjën tonë më të shenjtë. Asnjë president, kryeministër apo ministër i Punëve të Jashtme nuk e ka shkelur vijën e kuqen gjatë 27 viteve të kaluara. Nuk lejoi ndryshimin e emrit me ndryshim të Kushtetutës, apo ndryshim të emrit në përdorimin e përgjithshëm”.
Ndërsa, ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, në replikën e tij ndaj deputetëve të opozitës tha se këtë marrëveshje do të përmbyllen çështjet e identitetit.
Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm
“Mua më pengon kur marrëveshja shihet vetëm si mjet që të ecët përpara drejt NATO-s dhe BE-së. Ka një fundament shumë të rëndësishëm që ne e harrojmë, ndërsa ajo është çështjet e identitetit. Ne praktikisht me këtë marrëveshje i përmbyllim sfidat për çështjen e Maqedonisë, për identitetin e maqedonasve dhe popullit maqedonas dhe se flasim gjuhë maqedone, duke treguar se vendi ynë, Maqedonia, nuk është i gjithë rajoni dhe ndodhet në pjesën e veriut, por kjo nuk na bën më pak maqedonas dhe më pak Maqedoni”.
Kuvendi tani diskuton për amendamentin e dytë të pakove të amendamenteve të ndryshimeve kushtetuese. Seanca plenare për ndryshime kushtetuese mund të zgjasë 12 ditë, pasi për çdo amendament është parashikuar debat prej prej tre ditësh. Në këtë fazë të dytë për miratimin e amendamenteve nevojiten 61 vota. Faza e dytë e ndryshimeve kushtetuese duhet të përfundojë deri më 18 dhjetor, ndërsa e gjithë procedura deri nga mesi i janarit. Teuta Buçi /SHENJA/