Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKush është pacientja e parë në Maqedoninë e Veriut

Kush është pacientja e parë në Maqedoninë e Veriut


Është konfirmuar rasti i parë me ko ronavirus në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për një paciente e lindur në vitin 1970 në Shkup, e cila në një periudhë të caktuar ka qëndruar në Itali.

Kjo është kumtuar sot nga ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. Siç mësohet, pacientja ka udhëtuar nga Italia me një furgon dhe se ka hyrë në vend përmes vendkalimit kufitar Tabanoc, që menjëherë është marrë nën kontrollin e autoriteteve shëndetësore, përcjell INA.

“Pacientja është vendosur në Klinikën infektive në repartin për izolim dhe se po trajtohet në mënyrë adekuate. Analizat epidemiologjike tregojnë se ajo një muaj ka qenë në Itali për vizitë tek të afërmit.

Ajo tanimë dy javë ka qenë e sëmurë dhe se ishte testuar edhe në një institucion shëndetësor në Itali dhe se me mbërritjen në Maqedoni ka shkuar në Klinikën Infektive”, theksoi ministri Filipçe. Ai tha se po kërkohen personat që e kanë shoqëruar pacienten gjatë udhëtimit nga Italia në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për 12 persona që kanë qenë në shoqëri të pacientes gjatë udhëtimit.INA

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!