Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKurrë nuk është vonë: Në moshën 62 vjeçare, Ismet Mustafa diplomon me...

Kurrë nuk është vonë: Në moshën 62 vjeçare, Ismet Mustafa diplomon me notën 10 në Universitetin e Tetovës (FOTO)

Ismet Mustafa nga Rainca e Preshevës mbrojti sot temën e diplomës të magjistraturës në moshën 62-vjeçare.
Ismet Mustafa gjatë prezantimit të temës me titull “Stabiliteti i njehësimeve numerike” komisionerët e udhëhequr nga profesorët: prof.dr Lazim Kamberi, prof.dr Xhevahir Beqiri dhe mentori i kandidatit prof.dr. Billadh Shahini vlerësuan prezantimin e punimit me notën dhjetëshe (10).
Ismet Mustafa është i lindur më 18.08.1959 në fshatin Bërçec – Raincë, komuna e Preshevës.
Në vitin 1964 u regjistrua në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Bërçec paralele e ndar e shkollës fillore të fshatit Raincë prej klasës së parë deri në klasën katërt. Më pas prej klasës së pestë deri në klasën e tetë vijoi mësimet në Raincë.
Shkollën e mesme gjimnazin e kreu në qytetin e Preshevës, dhe më pas vazhdoi studimet në vitin 1977 shkollën normale dy vjeçare në degën Matematikës në Universitetin e Prishtinës ku në vitin 1978/79 diplomoi dhe mori titullin arsimtar i lëndës së matematikës.
Po të njëjtin vit filloi të punoi në shkollën e fillore “Muharrem Kadriu” në fshatin Tërnoc të Bujanocit e më pas vazhdoi të punojë në shkollat të ndryshme të Luginës së Preshevës.
Në vitin 2009 vazhdoi rrugëtimin e dijes drejt studimeve në ndrejtimin e matematikës në universitetin e Tetovës dhe mori titullin profesor i lëndës së matematikës .
Vite më pas vendosi të vazhdoi rrugëtimin drejt diturisë në studimet postdiplomike në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Pas angazhimeve dhe studimive gjatë këtyre viteve, në fund të moshës 62 vjeçare haxhi Ismet Mustafa nga fshati Raincë të Preshevës mori titullin magjistër i lëndës së matematikës.
Ismet Mustafa edhe pse mjaft i shtyer në moshë gati krejt në fund të karrierës së tij si mësimdhënës vazhdon të punoj si mësimdhënës i pa lodhur me një eksperiencë pune në lëndën e matematikës në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në fshatin e tij ku dhe jeton.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!