Bebet e vogla nuk kanë një sistem imunitar të maturuar si duhet dhe për pasojë janë të rrezikuar nga infeksione të ndryshme.
Të mos harrojmë se për 9 muaj këta ëngjëj kanë jetuar në një mjedis steril prandaj duhet të mbrohen nga bakteret dhe viruset, kur vjen puna tek të posalindurit nuk duhet të nënvlerësohet as një virozë e lehtë e madje as një puthje! Nuk është mungesë edukate të thuash “mos e puth” fëmijën.
Edhe pse përpiqemi jo të gjithë mund t’i ndërgjegjësojmë në lidhje me puthjet e bebeve. Disa prej të afërmve ndihen keq e madje edhe të ofenduar nëse jua kërkon një gjë të tillë por ju duhet të insistoni.
Para së gjithash kur prekni një bebe duhet të lani mirë duart ndërsa puthjet duhet të evitohen duke qenë se janë një rrezik serioz për shëndetin e bebes. Jo vetëm fytyra por edhe duart e fëmijës nuk duhet të puthen duke qenë se ai i fut vazhdimisht në gojë apo i afron tek buzët. Nga kaviteti oral dalin shumë baktere dhe me anën e pështymës mund të ngjiten tek duart e bebes. Pra në këtë mënyrë futen në organizmin e tij.
Në disa raste pasojat do të jenë të rënda duke qënë se tek bebet mund të shfaqet herpes i cili është tepër i rrezikshëm për të.
Pra mos u druaj të thuash: Të lutem mos e puth beben!